I fejuari italian i qëllon me armë djalin 13-vjeçar, shqiptarja: Uroj të kalbet në burg

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mediat italiane kanë raportuar se në Milano një 13-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:40.

I mituri jetonte me nënën e tij dhe me të fejuarin e saj Italian, 45-vjeçarin Angelo Di Matteo. Ky i fundit ka hyrë në gjendje të dehur në banesë dhe e ka plagosur 13-vjeçarin me pistoletë të tipit “Berretta 98”.

Mediat italiane shkruajnë se 45-vjeçari italian ka hyrë në banesë në gjendje të dehur dhe ka nisur një grindje të dhunshme me të fejuarën e tij, shqiptaren 51-vjeçare.

13-vjeçari i ka dalë në mbrojtje nënës së tij dhe kështu, ai ka përfunduar i plagosur. Pasi italiani ka qëlluar, nënë e bir janë larguar nga banesa, duke kërkuar ndihmë në rrugë.

Nëna e tij është shprehur:

”I thosha rri larg, por ai më afrohej, i kisha kërkuar disa herë me të mirë të largohej nga shtëpia ime, të ndaheshim por ai nuk pranonte. Tani uroj të kalbet në burg, ai që qëlloi ndaj djalit tim, një fëmijë 13-vjeçar.

Punon dhe si roje sigurie, si mundet? E kam ndihmuar shumë herë dhe ai çfarë bën, vjen e qëllon në shtëpinë time djalin tim.”

Shpërndaje
Share.

Komento