Skip to content
Të Gjitha

I dyshuar për përfshirje në masakrën e Lushnjes, ja kush është “Juli i Pashakos”, të cilit iu sekuestruan 70 mijë euro

· 2 min lexim

Julian Sulo është 39-vjeçari që iu sekuestruan ditën e sotme 70 mijë euro dhe një automjet me vlerë 100 mijë euro.

Paratë dhe makina dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, shkruan “Faxweb”.

Sekuestrimi i pasurisë së tij, vjen një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit, Besmir Hida.

Julian Sulo, ose i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”, është një emër i njohur për policinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale të mëparshme.

Hera e fundit, kur Sulo pati problem me drejtësinë daton dy vite më parë.

Asokohe 39-vjeçari nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar, por për mungesë provash u la i lirë disa ditë më vonë.

Në momentin e arrestimit, ai ndodhej brenda një makine të blinduar, ndërsa me vete iu gjet një pistoletë edhe 15 fishekë.

Sulo është gjithashtu një nga persona e shoqëruar, si të dyshuar për masakrën e Lushnjes, ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, ndërsa u plagosën edhe pronari i lokalit e një kalimtar.

Shënjestra e autorëve ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Pasi ndodhi vrasja, Sula u vetëdorëzua në polici, por u lirua për mungesë provash

Ndërkohë një ngjarje tjetër ku është skeduar Sulo, është edhe ajo e tre viteve më parë, më 11 qershor të 2016-ës.

Bëhet fjalë për plagosjen e Julian Sulos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, në një pikë bastesh në lagjen “Skënder Libohova”.

Lokali ishte në pronësi të Arjan Aliços, i cili njohet ndryshe si “Arti i Braçes”.

Ky i fundit është dënuar më parë për vrasje dhe njihet si një prej ushtarëve të kreut të bandës së Lushnjes, Aldo Bares.

Sulo u qëllua me thikë dhe me leva, derisa u la buzë rrugës si i vdekur, ndërsa më pas u shpëtua nga një kalimtar i rastit.

Ai nuk përmendi emrin e ushtarit të Aldo Bares, por Aliço mori përsipër sulmin dhe tashmë ndodhet në burg.

Banesa e Aliços ndërkohë u qëllua me armë zjarri më 29 janar të këtij viti, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.