Skip to content
Të Gjitha

I dyshuar për pengmarrjen dhe vrasjen makabre të Jan Prengës, lirohet Bajram Hajri

· 3 min lexim

Bajram Hajri, një prej të dyshuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës është lënë i lirë, pasi ditën e premte Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur që të zëvendësoj masën e sigurisë për Bajram Hajrin, nga arrest në burg, në arrest në shtëpi.

Ky vendim erdhi pasi avokati i tij, Arben Hoxha ka bërë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë me argumentin se është i moshuar dhe i sëmurë.

Ai gjithashtu ka vënë në dispozicion të trupës gjykuese edhe një raport të mjekëve, ku edhe tregohet gjendja shëndetësore e të moshuarit.

“Është i moshuar dhe i sëmurë, trupi i funksionon vetëm me një veshkë!,“-mësohet se është shprehur Hoxha.

65-vjecari është akuzuar për “rrëmbimin ose mbajtjen peng të personit e kryer në bashkëpunim”, “mbajtjen pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese ose municioneve“.

Bajram Hajri është babai i vëllezërve Hajri, të cilët janë personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen e 49 vjeçarit në Kamëz.

Jan Prenga u rrëmbye me 17 janar në rrugën ‘London’ në Kamëz dhe shkak për rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës u bë një sasi e konsiderueshme kokaine, që vëllai i tij Astrit Prenga nuk ia dorëzoi grupit kriminal, për të cilin punonte.

Ja përse u rrëmbye Jani Prenga

Mendohet se porositësi i rrëmbimit është Dritan Rexhepi, i cili gjendet në një burg në Ekuador, por vetë ai i ka mohuar këto akuza.

Akuzohet për vrasjen e Jani Prengës, ja çfarë tha Dritan Rexhepi

Deri më tani janë arrestuar dy djemtë e Bajramit, Leonard e Elton Hajrin, menaxheri i kompleksit Olsi Turja e Festim Bexhdili, si dhe Ardian Doçi.

Të arrestuarit akuzohen për “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “përkrahje e autorit të krimit” dhe “armëmbajtje pa leje”.

4 të parët janë përfshirë në veprimet për rrëmbimin dhe vrasjen e viktimës, Festim Bexhdili, i cili u arrestua në Kavajë, dyshohet se ka fshehur dhe asgjësuar trupin e 49-vjeçarit, kurse Ardian Doçi dyshohet si një nga porositësit e rrëmbimit pasi në përgjimet e policisë ai ka folur me vëllain e Prengës lidhur me sasinë e drogës.

Akuzohen për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Gjykata e Posaçme merr vendimin për 6 të arrestuarit