Skip to content
Të Gjitha

Akuzohen për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Gjykata e Posaçme merr vendimin për 6 të arrestuarit

· 2 min lexim

Kanë kaluar 2 muaj që nga rrëmbimi dhe vrasja e 49-vjeçarit Jan Prenga që tronditi të gjithë qytetarët, teksa trupi i viktimës nuk është gjetur ende.

Shkak për rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës u bë një sasi e konsiderueshme kokaine, që vëllai i tij Astrit Prenga nuk ia dorëzoi grupit kriminal, për të cilin punonte.

 

Ja përse u rrëmbye Jani Prenga

Mendohet se porositësi i rrëmbimit është Dritan Rexhepi, i cili gjendet në një burg në Ekuador, por vetë ai i ka mohuar këto akuza.

Akuzohet për vrasjen e Jani Prengës, ja çfarë tha Dritan Rexhepi

Deri më tani janë arrestuar Bajrami dhe dy djemtë e tij Leonard e Elton Hajrin, menaxheri i kompleksit Olsi Turja e Festim Bexhdili, si  dhe Ardian Doçi.

Të arrestuarit akuzohen për “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “përkrahje e autorit të krimit” dhe “armëmbajtje pa leje”.

4 të parët janë përfshirë në veprimet për rrëmbimin dhe vrasjen e viktimës, Festim Bexhdili, i cili u arrestua në Kavajë, dyshohet se ka fshehur dhe asgjësuar trupin e 49-vjeçarit, kurse Ardian Doçi dyshohet si një nga porositësit e rrëmbimit pasi në përgjimet e policisë ai ka folur me vëllain e Prengës lidhur me sasinë e drogës.

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme ka rikonfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 6 personat e arrestuar, ndërkohë dy prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Behar Dibra kanë relatuar në seance provat që rëndojnë mbi të akuzuarit.

Ky vendim vjen disa javë pasi Gjykata e Tiranës la në burg të arrestuarit.