I dogjën mbrëmë makinën, ky është gjesti i gjyqtares që preku zemrat e të gjithëve disa vite më parë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e djeshme, gjyqtares Arjana Liço, i dogjën makinën poshtë banesës së saj në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë.

Liço është bërë e njohur për publikun, pas gjestit human të kryer në vitin 2004.

Asokohe, djali i saj Erjon Liço, u përplas nga një kamion në Itali, duke humbur jetën.

Pasi kaloi në koma, mjekët i kërkuan gjyqtares, nëse mund të dhuronte organet jetike të djalit të saj, për një rast urgjent.

Liço pranoi, me kushtin që t’i merret vetëm zemra, shkruan “Panorama”.

Që nga ai moment, djali i saj nuk mori më frymë, por zemra e tij filloi të rrihte sërish në një krahëror tjetër.

Veprimi i saj u përshendet nga opinion publik dhe mediat në Itali.

I biri i saj kishte shkuar në Napoli në vitin 2001, për të studiuar për drejtësi, por kamioni i preu ëndrrën, teksa bënte xhiro me motorin e tij.

Eshtrat e Erjonit prehen pranë babait të tij Hyqmetit, në Berat.

Shpërndaje
Share.

Komento