Fluturimi drejt Italisë, Autoriteti i Aviacionit Civil jep njoftimin e rëndësishëm

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fluturimi i datës 9 dhjetor Romë-Tiranë, i orës 22:00, do të shtyhet me tre orë.

Shkak është bërë një greve e parashikuar e kompanisë së fluturimeve, “Alitalia”.

Njoftimin e ka dhënë Autoriteti i Aviaconit Civil,  nëpërmjet një postimi në Facebook”.

Gjithashtu të gjithë pasagjerët janë këshilluar, që të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit.

Njoftimi i Aviacionit Civil

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë, se për shkak të një greve të lajmëruar nga kompania “Alitalia”, do të afektohet fluturimi i datës 09/10/19, AZ 510 Romë – Tiranë, i orës 22:00. Fluturimi do të shtyhet me 3 orë, në orën 01:00 të ditës tjetër.

Ndërsa të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit.

Shpërndaje
Share.

Komento