Skip to content
Të Gjitha

I dha Çilit 750 mijë euro dhe prona për të liruar djemtë nga burgu/ Kush është Adil Aliko, pronar i disa bizneseve në Gjirokastër

· 1 min lexim

Një hetim 6 mujor i Prokurorisë çoi në pranga pronarin e UET, Henri Çilin dhe 7 persona të tjerë.

Në mesin e tyre është edhe Adil Aliko, babai i Arbion Alikos, dhe biznesmeni Sait Fishta.

Ky i fundit doli garant për dy prona, të cilat janë regjistruar në emër të Çilit.

Adil Aliko nuk është një emër i panjohur nga drejtësia shqiptare.

Një vit më parë ai u ndalua për dhunë ndaj bashkëshortes së tij R.P.

Aliko gjithashtu është pronar i disa kompanive në Gjirokastër, në fushat e ndërtimit, hidrocentraleve, produkteve industriale e bujqësore.

Në bashkëpunim më Gazmir Ajdinaj, Aliko i dha Henri Çilit 750 mije euro cash dhe prona, për të liruar nga burgu dy djemtë e tij, të arrestuar si pjesë e grupit që vrau efektivin e RENEA-s, Ibrahim Bashën.

Gjatë operacionit të policisë, u arrestua edhe avokati i Çilit, Ilir Korbi, si dhe shoferi i tij, në banesën e të cilit u gjet dosja e rekursit të Arbion Alikos.