Skip to content
Të Gjitha

I dënuar për shpërndarje kokaine në burg, zbardhen detaje të reja për Bledar Toçin

· 1 min lexim

Shefi i sigurisë së burgut të Durrësit, Bledar Toçi, është një nga protagonistët e ngjarjes së Kavajës, të regjistruar një javë më parë.

Ai mbeti i plagosur në shkëmbimin e zjarrit me Dritan Haxhollin, në banesën e Marsida Qatjas.

Atij iu komunikua masa e arrestit me burg në spital.

Në pranga ra edhe vëllai i tij, pasi në shtëpinë e tyre u gjetën disa doza kokainë.

Mirëpo ky nuk është kontakti i patë i Toçit me kokainën.

“Dosja.al” ka mësuar se Toçi është ndaluar dy herë  nga SHÇBA, pasi ka pasur drogë me vete brenda ambienteve të burgut, e cila do t’u shitej të burgosurve.

Thuhet se Toçi është liruar dhe qëndronte në detyrë, për shkak të lidhjeve politike.

Ndërkohë edhe drogën që u gjet në shtëpinë e Marsida Qatjas, dyshohet se e ka sjellë ai.

Këto prova kanë devijuar rrjedhën e hetimeve dhe tashmë pista më e fortë është ajo e prishjes së pazareve të drogës.

Ndërsa për Marsida Qatjan është vendosur detyrim paraqitje nga Prokuroria dhe i është kërkuar që të mos japë në media deklarata, pa u sqaruar më parë nga autoritetet shtetërore.