Skip to content
Kryesore

I dënuar nga drejtësia italiane, kush është 62-vjeçari i arrestuar në Fier

· 1 min lexim

Një 62-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Fier.

Alban Dautin, i cili ishte dënuar nga autoritetet italiane me 8 vjet e 8 muaj burg për “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 31”. I dënuar me mbi 8 vjet burgim në Itali, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Fier, 62-vjeçari.

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, gjatë operacionit “Operacionalja 31”, lokalizoi dhe kapi në Fier, shtetasin Alban Dauti, 62 vjeç, i lindur në Fier.

Autoritetet gjyqësore në Milano e kanë dënuar këtë shtetas me 8 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë, për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.