Skip to content
Sociale

I çon qeverisë “dhuratë”, deputeti i PD: Rrugës për në Parlament

· 2 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka postuar sot në mediat sociale një fotografi me disa produkte bujqësore.

Me kastravecë dhe presh në duar, deputeti i Lushnjes shkruan se është rrugës për në Kuvend, për t’ia dhënë qeverisë këto produkte bio nga fermerët e Myzeqesë.

“Rrugës për në Parlament. Duke i sjell produkte BIO qeverisë direkt nga fermerët e Myzeqesë”, shkruan ai.

Ndërkohë fermerët e Myzeqesë janë në protestë  për të dytën herë brenda këitij muaji dhe kërkojnë të plotësohen  gjashtë kërkesat e tyre të cilat i kanë pasqyruar edhe në peticionin drejtuar qeverisë.

Ata kërkojnë kryesisht subvencionimin e prodhimit, por edhe ngritjen e laboratorëve për analizat e tokës, rregullimin me ligj të tregtisë së prodhimeve bujqësore, vlerësim për produktet e humbura nga fatkeqësitë natyrore.

Fermerët paralajmërojnë senëse nuk merret ndonjë veprim konkret dhe qeveria nuk reagon, protestat do të përshkallëzohen në  çdo qytet të Shqipërisë.

KËRKESAT E FERMERËVE TË MYZEQESË:

Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg.

Barazim i tvsh ne shitje dhe blerje

Pezullim i tvsh për plehrat kimike dhe inpute bujqësore me masën 10%

Laboratore analizash për tokat dhe perimet

Garanci pagese te faturave te shitjes nga grumbulluesit

3 leke për kg t’u jepet eksportuesve ne dogane.