I burgosuri shqiptar qëllon me shufër hekuri rojën e burgut të Koridhalos

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Janë të shumtë shqiptarët që vuajnë dënimet e tyre në burgjet e Greqisë. Disa prej tyre kanë humbur edhe jetën në rrethana misterioze.

Ditën e sotme një 51-vjeçar u dhunua për vdekje nga një bandë grabitësish, ndërsa një tjetër ka dhunuar rojën e turnit.

Ka qenë një i burgosur shqiptar ai që ka qëlluar me shufër hekuri rojën e turnit në burgun e Koridhalosit.

Dyshohet se i burgosuri shqiptar ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike kur ka dhunuar rojën. Roja i burgut u dërgua në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Shpërndaje
Share.

Komento