Skip to content
Kryesore

I biri u plagos me thikë gjatë sherrit në Sarandë, flet babai i 17-vjeçarit

· 1 min lexim

I ati i 17-vjeçarit të plagosur gjatë një sherri në Sarandë ka dhënë detaje mbi ngjarjen dhe gjendjen shëndetësore të të birit.

Sipas tij, i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe është jashtë rrezikut për jetën, pasi thika nuk ka prekur organet jetësore.

Babai i të plagosurit ka zbuluar se konflikti mes palëve kishte nisur më 22 mars, kur djali i tij ishte dhunuar me levë nga të njëjtët persona.

Nga frika e kërcënimeve, ai kishte deklaruar para familjes dhe policisë se ishte rrëzuar nga shkallët.

Ngjarja u përshkallëzua më 27 mars, kur 17-vjeçari u sulmua sërish nga të njëjtët persona, duke u goditur me thikë.

Babai i tij kërkon që autorët e përfshirë në këtë incident të rëndë të arrestohen dhe të përballen me drejtësinë.