Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I aksidentuari që humbi jetën, pasagjer në makinën që shkaktoi aksidentin e Bradasheshit   

09:39 04/01/2021
Reading Time: 1 min lexim

Kledis Deda, babai i një fëmije humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident fatal në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh. Një makinë tip ‘Volkswagen’ i ka ndërprerë rrugën një minibusi e për pasojë janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë këtij aksidenti.

Si pasojë janë plagosur 7 persona, ndërsa Deda ndërroi jetë. 26 vjeçari ishte pasagjer në makinën tip ‘Volkswagen’, ndërsa është plagosur dhe drejtuesja e kësaj makine, me iniciale F.B. Gjithashtu kanë mbetur të plagosur dhe 5 pasagjerë të minibusit.

Të plagosurit u nisën menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore. Minibusi ishte nisur nga Korça me destinacion Tiranën. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Gjatë vitit 2020, sipas INSTAT, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ishte 168 persona nga 203 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i aksidenteve vitin e kaluar shënoi rënie me gati 18 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë për shkak të karantinës që vendosi qeveria, gjatë së cilës nuk lejohej qarkullimi me makina.

Referuar raportit të publikuar nga INSTAT numërohen 1121 aksidente rrugore nga 1363 aksidente të ndodhura gjatë vitit 2019.

Edhe numri i të aksidentuarve gjatë vitit 2020 shënoi rënie me 21.9 %. Konkretisht u aksidentuan 1451 persona nga 1857 persona në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

/Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: aksidentiElbasanplagosje

Të tjera

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur
Aktualitet

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Në mes të protestave qytetare dhe klimës së tensionuar politike në vend, Parlamenti vijon axhendën e tij sikur jashtë dyerve...

12:49 19/06/2026
Para

Arratiset nga Komisariati nr.1 i Tiranës i arrestuari që kapën forcat "Shigjeta"

Lajmet e fundit

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English