Hyjnë në fuqi ndryshimet e fundit në kodin penal

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme hyjnë në fuqi ndryshimet e bëra në kodin penal, të cilat u rikthyen për rishikim nga president Ilir Meta.

Ndryshimet e reja përfshijnë ashpërsime të dënimeve për një sërë veprash penale, si bllokimi i rrugës, armëmbajtja pa leje, dhunimi i kafshëve, e drejta e autorit, cënimi i zyrtarëve apo funksioniarëve publikë.

Këto ndryshime pritet t’i japin fund protestës së banorëve të Astirit, të cilët vijojnë të bllokojnë çdo ditë rrugën në formë proteste.

Me ndryshimin e ri, bllokimi i rrugës dënohet me gjobë deri në 3 vite burgim.

Përsa i përket goditjes së funksionarëve publikë apo zyrtarëve, dënimi parashikohet 1-3 vite burg, nga gjobë deri në 2 vite që ka qenë më parë.

Kur dhuna kryhet brenda ambjenteve të ushtrimit të detyrës, kodi penal parashikon 3-5 vite heqje lirie.

Ndryshimet e reja pritet t’i japin zgjidhje edhe dhunës në futboll, ku goditja ndaj sportistëve, arbitrave, apo edhe zyrtarëve të klubeve dënohet nga 1-3 vite burg dhe në rast përsëritje, dënimi shkon në 5 vite.

I njëjti dënim parashikohet edhe për tifozët që hedhin sene të forta në fushë, ose futen brenda saj.

Ashpërsime do të ketë për armëmbajtjen pa leje, ku nga 3-7 vjet që ka qenë më parë, do të bëhet 7 deri në 15 vjet.

Ndërsa për sigurinë ushqimore, e cila është ngritur me forcë si problem nga mediat në muajt e fundit,  do të ketë dënime që variojnë nga 3 deri në 25 vite burgim.

Shpërndaje
Share.

Komento