Zbulohet magazina me drogë, çmontohet banda italo-shqiptare e kokainës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Agjentët e Sienas në Itali, kanë çmontuar një bandë italo-shqiptare të shpërndarjes së kokainës.

Gjatë natës së shkuar u kryen një sërë arrestimesh në provincat e Sienas, Valdelsa dhe Firenzes.

Në operacion morën pjesë 150 karabinierë, shkruan “IlsitodiFirenze”.

Prokuroria e Sienas kishte lëshuar 12 urdhër-arreste.

Nga këto organi i akuzës kërkoi 10 arreste me burg, dy në arrest shtëpie, ndërsa u kërkua edhe detyrim paraqitje për një person tjetër.

Hetimet nisën pas zbulimit të një magazinë të braktisur, në afërsi të Poggibonsit, ku brenda saj u gjetën një kg e gjysmë drogë, e llojit marijuanë dhe kokainë.

Karabinierët instaluan 5 kamera rreth magazinës, pamjet e të cilave ndihmuan në identifikimin dhe zbulimin e lëvizjeve të shpërndarësve dhe furnizuesve të tyre në Castelfiorano, Grosseto dhe Fermo.

Shpërndaje
Share.

Komento