Humbje e madhe! Lojtari i kombëtares lë përfundimisht futbollin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkodrani Hamdi Salihi ka trishtuar të gjithë tifozët pasi së fundmi ka lajmëruar se pas shumë vitesh ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist.

Futbollisti i kombëtares shqiptare,  ka lajmëruar se pas 17 vitesh ka vendosur të heq dorë nga futbolli për të nisur një karrierë të re.

Ai nëpërmjet një statusi ka falenderuar familjarët dhe të gjithë tifozët që i kanë qëndruar pranë gjatë këtyre viteve.

“Të dashur miq, Pas një mendimi të gjatë dhe pas konsultimeve me familjen dhe të afërmit e mi, kam vendosur që ndeshja e ardhshme në shtëpi kundër Wacker Innsbruck II do të jetë loja e fundit në karrierën time si futbollist.

Një falënderim i veçantë i shkon familjes sime, që sakrifikoi shumë dhe gjithmonë më mbështetën. Prindërit e mi, të cilët ishin mbështetja ime më e madhe dhe për vëllezërit e mi, të cilët ishin mësuesit dhe kritikët më të mëdhenj në këtë rrugë të gjatë.

Vendimi im është krejtësisht intuitiv, pasi nuk mund të imagjinoja kurrë që të largohesha nga futbolli. Në vitet e fundit kam lexuar shumë, kam studiuar dhe kam bërë shënime, për të cilat besoj se në të ardhmen time në futboll do të jenë shumë të vlefshme. Që nga fjala fund është shumë e vështirë, unë do të doja të shihja këtë moment si fillimin e një karriere të re, të cilën unë shpresoj se do të më japë emocione të njëjta që kam pasur si futbollist. Sigurisht, unë qëndroj me Neustadt si futbollist deri në fund të sezonit 2018/2019”- shkruante Salihi në postimin e tij.

Shpërndaje
Share.

Komento