Humbën në Parkun e Llogarasë, shpëtohen dy turistët francezë

Dy turistë francezë, të cilët po eksploronin Parkun Kombëtar të Llogarasë, humbën orientimin në një terren të pyllëzuar dhe kërkuan ndihmë nga Policia.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Himarë, së bashku me zjarrfikësit e Bashkisë Himarë, nisën menjëherë operacionin e kërkimit.
Pas tre orësh përpjekje në kushte të vështira, turistët u lokalizuan dhe u transportuan në hotelin ku qëndronin, në gjendje të mirë shëndetësore.