Shënohet një tjetër humbje jete nga COVID-19 brenda 24 orëve në qytetin e Tepelenës.
Mësohet se rreth orës 20:00 ka humbur jetën në spitalin Infektiv një 59-vjeçar nga Tepelena, i cili ishte shtruar katër ditë më parë pasi kishte probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë.
Por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor në spitalin Infektiv, 59-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë pasi ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.
Kujtojmë se po gjatë ditës së sotme humbi jetën në spitalin Infektiv një 60-vjeçar nga Tepelena.Burri me profesion taksist ka humbur jetën në këtë spital, 5 ditë pasi ishte shtruar për kurim.Akoma nuk dihet nëse 60-vjeçari kishte apo jo sëmundje shoqëruese.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3695, që nga fillimi i epidemisë.Dhe aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë kanë humbur jetën 219 persona, dhe gjatë ditës së sotme u raportua për gjashtë humbje të tjera jete në dy spitalet Covid, te Infektivi dhe Shefqet Ndroqi.