Ndërsa pandemia globale vijon akoma pas një viti të reflektojë probleme në disa sektorë të ekonomisë, sektori që duket se po vuan më shumë këtë situatë të pazakontë është ai i turizmit.
Por për kryeministrin, realiteti është krej ndryshe. Sipas tij, turizmi i këtij viti ishte i sukseshëm, duke dhënë kështu një argument se “shqiptarët mbushën hotelet”.
“Dje isha me një operator turistik dhe jashtë kamerave më konfirmoi atë që unë di, që sezoni i kaluar nuk ishte me humbje. E ka ndihmuar shumë sektorin ka qenë që shumë nga shqiptarët që janë mësuar të shkojnë në Itali, Spanjë, Greqi e Turqi, njohën Shqipërinë. Një pjesë njihnin Tiranë, Durrës, maksimumi deri në Vlorë..”, ka deklaruar sot Rama nga qyteti i Vlorës.
Por duke iu referuar shifrave të publikuara nga INSTAT për vitin 2019, rreth 4 milionë turistë të huaj vijnë çdo vit në Shqipëri, kryesisht në stinën e verës. Gjithashtu gati 40 % e pushuesve gjatë verës janë kosovar. Këto shifra janë të mjaftueshme për të kuptuar se burimi kryesor i të ardhurave në në turizëm janë të huajt dhe jo shqiptarët.
Pavarësisht problemeve që solli pandemia, duke nisur nga pengesa në transport e deri në bllokimin e vendit, një dëm të madh shktoi dhe tërmeti i 2019, prej të cilit akoma kjo industri ende sot nuk ka marrë veten.
Shoqata e operatorëve Turistik shqiptarë vazhdimisht ka shprehur shqetësimin për krizën e rëndë që pandemia ka krijuar në turizëm. Sipas shifrave që kanë raportuar, rreth 70% e punonëjsve janë pushuar nga puna dhe se 50 % e biznesve janë mbyllur.
“Biznesi i turizmit në Shqipëri është goditur shumë dhe pasojat do të jenë shumë më të rënda. Rreth 70% e punonjësve largim të punonjëse të këtij sektori, janë mbyllur rreth 50% e bizneseve në turizëm, kanë dorëzuar mjediset e tyre. Nuk bëhet fjalë për aktivitet turizmi në një situatë pandemie”, është shprehur Besnik Vathi, kryetar i Shoqatës
Por për kryeministrin këto shifra nuk janë të vërteta. I “zënë ngusht” në kohë fushate, po tenton me çdo mënyrë të vazhdojë me proagandën, armën kryesore të kësaj qeverie, e të mashtrojë sa më shumë persona, me qëllimin e vetëm, fitoren e një mandati të tretë.