Dashi
Hëna dhe Mërkuri do krijojnë një ambient të përshtatshëm sot që ju të përjetoni shumë emocione. Nga ana tjetër do ju bëjnë edhe të mateni para se të veproni. Nëse keni një lidhje, sa më të mençur të tregoheni, aq më e fortë do bëhet marrëdhënia juaj. Më në fund do arrini lumturinë që keni ëndërruar. Edhe nëse keni pasur probleme do t’i zgjidhin.
Ju beqarët do ndieni zemrën t’iu rrahë shumë fort. Ky takim do jetë ndër më të bukurit që keni pasur deri më tani. Në punë do keni ide shumë të mira dhe keni për të arritur shumë lart. Kujdes vetëm nga xhelozia e të tjerëve. Mund të bëni edhe transaksione financiare sepse buxheti do jetë mjaft i stabilizuar.
DEMI
Do jeni paksa impulsivë gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gabime të pafalshme. Kujdes edhe nëse keni për të nënshkruar një dokument. Nëse keni një lidhje, dëshira për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme, do iu bëjë të merrni parasysh edhe dëshirat e partnerit tuaj. Megjithëse duhet ta kishit bërë më parë këtë, përsëri nuk është vonë.
BINJAKËT
Gjatë kësaj dite do ndiqni një filozofi shumë interesante dhe do ndiheni të qetë me veten. Ju të dashuruarve Hëna do ju bëjë më romantike se kurrë. Do krijoni një klime aq të ngrohtë saqë partneri nuk do dojë t’iu largohet për asnjë çast.
Ju beqarët do keni një ditë magjike dhe shumë emocionuese, megjithatë më mirë të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa. Në punë do iu jepen një post shumë ndryshe nga ai që keni dhe fillimisht do stresoheni pak. Pak nga pak do ja merrni dorën dhe do arrin i gjithçka doni. Me financat nuk priten aspak vështirësi sepse në çdo moment do dini t’i bëni me kujdes llogaritë e planet.
GAFORRJA
Do jeni paksa kapriciozë gjatë kësaj dite, por gjithsesi në fund do arrini të merrni atë që dëshironi. Në përgjithësi, për ju të dashuruarit, kjo e sotmja do jetë e favorshme. Të dyja palët do jeni më të gatshëm për bashkëpunim dhe herë pas here do hapin rrugë. Ju beqarët nga ana tjetër do keni takime, por lidhjet që mund të filloni nuk janë të destinuara të zgjasin. Në punë do jeni goxha të motivuar. Pas shumë përpjekjesh do mund të merrni një rezultat të mirë për projektin e nisur më herët. Buxheti do ketë vështirësi të njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet më të nevojshme.
LUANI
Gjatë kësaj dite as vetë nuk do dini çfarë është prioritet për ju dhe nuk do jeni të bindur për të hedhur hapa. Ju të dashuruarit nuk do jeni në humor shumë të mirë dhe do e lini pas dore jetën tuaj në çift. Ky në fakt do jetë një gabim i madh që do sjellë pasoja edhe për të ardhmen. Ju beqarët do argëtoheni pafundësisht me miqtë tuaj dhe do harroni ta kërkoni princin e kaltër. Në punë keni sfida për të mëdha për të kaluar para se të arrini atë që doni. Mos i mendoni gjërat të lehta dhe bëni durim për gjithçka. Financat do jenë shumë më të mira. Të paktën ky sektor do ju sjellë qetësi dhe do ju rikthejë paksa buzëqeshjen.
VIRGJËRESHA
Gjatë kësaj dite do bëni më shumë durim me gjithçka dhe kjo do iu ndihmojë në konkretizimin e shumë planeve. Ju të dashuruarit do jeni mjaft sensualë dhe do bëni çdo gjë që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më fantastike. Nuk do ngurroni të përgatisni as surpriza për atë që keni në krah. Ju beqaret do keni takime të njëpasnjëshme, por më mirë prisni pak ditë para se të vendosni me kë do vazhdoni. Pak reflektim do ju bëjë mirë. Në punë do keni ide goxha të mira dhe falë ndihmës së shefave do arrini t’i realizoni objektivat. Buxheti do jetë goxha i mirë kështu që mund të përfitoni për të hequr disa para mënjanë.
PESHORJA
Gjatë kësaj dite mos kërkoni të jeni gjithë kohës në qendër të vëmendjes, por bëni në heshtje atë që iu kërkohet. Ju të dashuruarit do përkujdeseni në detaje për partnerin tuaj dhe kjo do e bëjë atë të marrë vendime të mëdha. Që sot e tutje ai do ju mbajë me pranë dhe nuk do reshtë së ju surprizuari. Ju beqarët nuk do e keni shumë të thjeshte ta gjeni dashurinë e madhe sepse kërkesat do i keni të mëdha. Në punë mos iu dilni asnjëherë kundër eprorëve sepse do dilni të humbur. Nëse keni ndërmend të kërkoni diçka, prisni momentin e duhur. Sipas Horoskopit.vip, financat do jenë të kënaqshme dhe mund t’i kryeni pa frikë disa investime që keni menduar.
AKREPI
Do jeni shumë kureshtarë gjatë kësaj dite dhe do doni të provoni edhe gjëra të reja. Nëse keni një lidhje, jeta juaj nuk ka për të pasur probleme të mëdha përveç ndonjë grindjeje të vogël për çështje vëmendjeje. Mbrëmja do jetë më e qetë dhe mund të kaloni çaste romantike. Ju beqarët do jeni shumë kureshtarë dhe do preferoni të njihni sa më shumë persona para se të vendosni. Në punë do iu jepen mundësi të shkëlqyera për të treguar veten. Pa u treguar mendjemëdhenj, provojeni fatin tuaj. Hëna ka rrezik t’iu bëjë paksa të palogjikshëm me shpenzimet dhe ekuilibri financiar do tronditet.
SHIGJETARI
Do keni më shumë vullnet gjatë kësaj dite dhe do bëni të pamundurën për të zgjidhur edhe disa probleme që keni pasur. Nëse keni një lidhje dhe dyshoni se partneri mund t’iu tradhtojë, më mirë flisni hapur me të dhe mos u stresoni duke e kontrolluar në çdo moment. Nëse gjërat vërtet nuk ecin si duhet, më mirë ndahuni sa më parë. Ju beqarët nuk duhet të krijoni shumë iluzione për dikë që do takoni sepse mundet të lëndoheni. Në punë vështirësitë do jenë të njëpasnjëshme, megjithatë kjo nuk duhet t’iu bëjë të ndalni përpjekjet. Financat do jenë në një gjendje goxha të mire dhe do e keni më të lehtë të bëni investime.
BRICJAPI
Do jeni strategë të vërtetë gjatë kësaj dite dhe do dini si të veproni në çdo moment. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e ngrohtë. Do ndiheni më të çliruar dhe do i shprehni ndjenjat me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për ndryshime të statusit, por një person i ri që do iu joshë do fillojë t’iu bëjë të ndryshoni mendim. Në punë nuk do keni frikë të ndërmerrni sfida të reja dhe asnjë pengesë nuk do iu trembë. Edhe vetëm ju mund të arrini shumë lart. Shpenzimet do i kryeni pa bërë llogari dhe në fund të ditës kjo do sjellë probleme.
UJORI
Do ëndërroni më shumë sesa duhet sot dhe jo vetëm që do trishtoheni nga realiteti, por mund të bëheni edhe agresivë. Nëse jeni në një lidhje, jeta sentimentale ka për të pasur probleme. Nuk do arrini dot ta frenoni gojën dhe mund të thoni gjëra që do e lëndojnë atë që keni në krah. Ju beqarët nuk do preferoni ta ndryshoni statusin sepse ashtu ndiheni të lire të joshni e të flirtoni me këdo. Në punë do jeni gjatë gjithë kohës nën presion dhe të paorganizuar. Bëni shumë kujdes dhe mundohuni të ndryshoni pasi do iu zëvendësojnë me dikë tjetër më shpejt nga sa mendoni. Me shpenzimet mos u tregoni impulsivë sepse nesër keni për të pasur probleme të konsiderueshme.
PESHQIT
Dielli dhe Urani do iu inkurajojnë gjatë kësaj dite dhe do jeni më të gatshëm për të filluar projekte të reja. Do ndiheni edhe më të pavarur. Ju të dashuruarit do keni shumë nevojë të shkëlqeni dhe do bëni të pamundurën që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më e mirë. Ju beqarët do e takoni më në fund një person për të cilin do ju rrahë zemra edhe më fort. Në punë ka mundësi të ndodhin ndryshime shumë të rëndësishme. Do jeni edhe më të aftë në fushën tuaj dhe të tjerët do kenë më tepër besim. Në planin financiar do jeni shumë të arsyeshëm dhe nuk do hidhni hapa të gabuara. Gjendja ka për të mbetur e shkëlqyer edhe sot.