Skip to content
Aktualitet

“Hiqi duart mos më prek”, Voltana Ademi konfliktohet me policinë në Shkodër

· 1 min lexim

Një debat i ashpër ka ndodhur mes mes kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademit dhe policisë.

Ademi ka kërkuar lirimin e ambienteve të shkollës në qëndrën e votimit nr.3. Sipas saj policia është në shkelje të ligjit, pasi nuk i ka dorëzuar një dokument zyrtar bashkisë që shkolla “Shejnaze Juka  është kthyer në KZAZ.

Për këtë arsye Bashkia e Shkodrës ka ngritur padi penale kundër Drejtorisë së Policisë së këtij qytetit për shpërdorim detyre.

Debati mes Voltana Ademit dhe policit

Ademi: Unë kam nevojë për një shkresë. E ka të inçizuar çdo gjë. Unë kam të drejtë të hyj në shkollë. Më kanë prekur me dorë. Unë këtë nuk e toleroj.  A ke mundësi me mos më prekësh.

Polici: Unë respektoj ligjin.

Ademi: Ma jep letrën dhe unë jashtë. Hiqi duart, unë nuk të prek me dorë.  Ti nuk mundesh që të më mbyllësh derën.

Polici: Unë po mbroj institucionin.