Skip to content
Aktualitet

Hidhet shorti/ Ja si do të renditen partitë në fletën e votimit në 25 prill

· 2 min lexim

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e partive politike në zgjedhjet e25 prillit. E para në listë do të renditet Paria Social-Demokrate e Tom Doshit, së cilës iu lejua pjesëmarrja në zgjedhje pavarësisht se ambasadorja amerikane Yuri Kim kishte deklaruar se nuk duhet të kandidojnë figura që janë shpallur non-grata nga SHBA.

Partia Socialiste do të mbajë numrin 12 në listë, ndërsa Partia Demokratike do të renditet e 9-ta. Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbajë numrin 6. E dyta është renditur partia Balli Kombëtar ndërsa e treta Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Renditja:

PSD – renditet e para në listë

Balli Kombëtar – në vendin e dytë

Lëvizja Demokratike Shqiptare – numri 3

Bindja Demokratike – është e katërta

AOKEBPK – numri 5

LSI – do të renditet e gjashta në listë

Nisma Thurje – numri 7

Partia Lëvizja e Re – numri 8

PD-Aleanca për Ndryshim  – do të renditet e 9-ta

Aleanca Demokracia e Re – numri 10

Lëvizja për Ndryshim – numri 11

PS – mban vendin e 12-të

Më herët partitë kanë dorëzuar listat e tyre të kandidatëve për deputetë në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa vazhdon fushata elektorale dhe deklaratat që sulmojnë kundërshtarin si nga qeveria ashtu edhe nga opozita. Ndërkohë, një vend në listën rendore të fletës së votimit. e kanë edhe kandidatët e pavuarur për deputetë.