Skip to content
Kryesore

Hidhet nga kati i 8-të në Tiranë, ndërron jetë 60-vjeçarja

· 1 min lexim

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 11:00, 60-vjeçarja me iniciale L. M. ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe motivet që mund ta kenë çuar gruan drejt këtij akti ekstrem.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 8-të, në pallatin ku banonte, shtetasja L. M., rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit.