Skip to content
Aktualitet

Heqja e numrit të identifikimit nga veshja e policëve, Berisha: Ky është narkoshteti armik ndaj qytetarëve

· 1 min lexim

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar në rrjetin e tij social Facebook faktin se efektivët e policisë që ushtruan dhunë ndaj protestuesve për prishjen e Teatrit Kombëtar, kishin hequr numrat e identifikimit nga veshja e tyre.

Berisha e ka cilësuar këtë si një skandal, për të mos përmendur edhe aktet e dhunës mbi protestuesit.

Postimi i ish-kryeministrit Berisha:

“Pasi u heqin numrin e identifikimit nga gjoksi, i vërsulin me urdhër si kafshë të egra mbi protestuesit paqësorë!

Ky është narko shteti armik ndaj qytetarëve! sb”

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1599318426895725