Sikundër kishte paralajmëruar më herët, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një konferencë për mediat, pasi kryetarja e Kuvendit i refuzoi kërkesën që ai të raportonte mbi vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Ndër të tjera, Thaçi kritikoi Bashkimin Europian duke thënë se nuk ka mundur të bindë pesë shtetet anëtare për ta njohur Kosovës dhe se rrjedhimisht nuk mund ta bindë as Serbinë.
“Mungesa e unitetit në BE u reflektua edhe në gjasat dhe mundësitë për të arritur një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi. BE dhe shtetet anëtare nuk kanë arritur ende të bindin 5 vendet për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërsa nuk shihet se ka shpresë që t’i bindin këto vende për ta njohur Kosovën, e lëre më ta bindin Serbinë”, shtoi ai.
Sipas tij, vonesa e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës nuk është në interesin e tyre dhe u ka bërë thirrje politikanëve të shfrytëzojnë rastin e ofruar dhe të bëjmë hapin tjetër të madh strategjik për Kosovën.
“Dhe në fund kemi qenë ne ata të cilëve u ka rënë mirë. Kemi qenë ne ata që kanë dalë fitimtarë. Në pozitë të njëjtë jemi edhe sot. Kemi Presidentin Trump që ka shtuar vëmendjen në Kosovë dhe në rajon. Kosova nuk ka gëzuar kaq vëmendje që nga shpallja e pavarësisë. Kemi një emisar amerikan që me guxim dhe vizion po e shtynë përpara dialogun dhe gjasat për të arritur një marrëveshje. Ky është momentumi i ri që duhet ta shfrytëzojmë”, ka thënë ai.
Thaçi vlerësoi edhe një herë rolin e SHBA dhe të dërguarit të posaçëm të Trump, Richard Grenell, teksa u shpreh se të gjithë liderët e Kosovës janë të zëvendesueshëm, por roli i SHBA-së për Kosovën jo.
Kujtojmë se më 2 mars presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë takuar në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësim të Richard Grenell dhe këshilltarit për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.
Thaçi dhe Vuçiç u takuan në Shtëpinë e Bardhë, zbardhen detajet
Prej javësh, zyrtarët amerikanë po i kërkojnë Kosovës që të heqë tarifat e vendosura në nëntor të vitit 2018 për mallrat serbe, ndërsa Beogradit i kanë kërkuar t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Deri tani, me ndërmjetësimin e SHBA, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy marrëveshje për vendosjen e linjës ajrore, asaj hekurudhore dhe ndërtimin e autostradave ndërmjet të dyja vendeve.
Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka hequr taksën për 3 muaj, duke ftuar Serbinë të njohë Pavarësinë e Kosovës, pasi në të kundërt taksa do rikthehej.
Pasi presioni arriti kulmin, i dërguari i SHBA realizon qëllimin. Kurti heq taksën ndaj Serbisë