Skip to content
Të Gjitha

Hashim Thaçi i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale: Ja gjendja e tij shëndetësore

· 1 min lexim

Ditët e fundit presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka patur shqetësime me shëndetin dhe mediat kanë raportuar se ka shkuar disa herë për kontroll në spital.

Ditën e sotme Thaçi i është nënshtruar një operacioni pas problemeve me veshkat, njofton Presidenca e Kosovës.

Ndërhyrja është kryer në QKUK dhe mësohet se kreu i shtetit është në gjendje të mirë shëndetësore, teksa vijin të jetë nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor.

Sakaq, vetë presidenti i ka shprehur falenderime dhe mirënjohje mjekëve që u kujdesën për të.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës”, bëhet me dije nga zyra e shtypit e Presidencës.