Skip to content
Politikë

Harxhi bën deklaratën e fortë : I kam kërkuar Berishës të ndikojë në dorëheqjen e Bashës

· 2 min lexim

Kandidatja për kryetare të  Partisë  Demokratike, Edith Harxhi ka qenë  e ftuar në emisionin “Open“, ku ndër të  tjera ka folur edhe për përgjegjësinë  e ish-kryeministrit Berisha për gjendjen aktuale të  PD. Ajo tha se Berisha duhet të  bënte më  shumë  për të nxitur kryetarin Basha, apo për t’i kërkuar dorëheqjen. Harxhi deklaroi se Basha është mbështetur nga Berisha, edhe pse ky i fundit është  munduar që  të  mos angazhohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë . Ndër të  tjera, ajo bëri me dije se është një nga njerëzit që  i kanë  kërkuar Berishës të  ndikojë në dorëheqjen e Bashës, jo tani, por kohë  më  parë .

“Nuk ka një ndarje të qëndrimit tim të asaj që kërkoj të bej dhe qëndrimit tim sa i përket çështjes aktuale të sekretarit të shtetit disa ditë më parë. Berisha ka një përgjegjësi për gjendjen aktuale të PD, nëse i japim këto atribute ai është po aq përgjegjës se ka qenë, jo vetëm do të duhej të bënte më shumë për të nxitur kryetaritnapo për t’i kërkuar dorëheqjen kryetarit të PD-së. Basha është mbështetur nga zoti Berisha, edhe pse Berisha është munduar të mos angazhohet në mënyrë të drejtpërdrejtë por është kuptuar. Jam një nga njerëzit që i kam kërkuar për dorëheqjen e Bashës”, tha Harxhi.