Haradinaj: “Serbia po provon ta ndërrojë të vërtetën duke u paraqitur viktimë”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 20 vjetorin e themelimit të Batalionit të “Atlantiku-t”, kryeministri Ramush Haradinaj, theksoi se historia e Kosovës u bë më e begatë për shkak se edhe ata që ishin larg, iu bashkuan atdheut.

Shefi i ekzekutivit, ka shtuar, se me ndihmën e Batalionit “Atlantiku” është momenti që botës t’i tregohet e vërteta.

“Për ato kohë të vështira të kombit tonë do të flitet gjithnjë, brez pas brezi, dhe kur flitet për luftën e Kosovës, në këtë historinë tonë edhe batalioni Atlantiku e ka pjesën e vetë. Historia jonë bëhet më e begatë për shkak se edhe ata që ishin më së largu iu bashkuan atdheut. Kur e flasim historinë tonë është e dhimbshme, është histori martire. Në emër të Kosovës janë thurur lavde e mite nga të tjerët, dhe ende vazhdojnë të thuren për tokën tonë. Por ajo çka është me rëndësi, është se kanë zënë vend dëshmorët, martirët, kontributi jua, flijimi i vëllezërve Bytyçi, dhe e drejta e të gjithëve”-tha ai.

Ndër të tjera Haradinaj ka theksuar se Serbia sot po provon ta mohoj krimin që ka bërë, se ajo ka marr çdo gjë, gjysma e popullit të Kosovës është përzënë, gjysma tjetër ka jetuar me torturë.

“Tradita e bashkimit në përvjetor duhet të ruhet dhe të vazhdohet. Ne në këto ditë po i kujtojmë flijimet tona anekënd atdheut. Serbia sot po provon ta mohoj krimin që ka bërë, po provon ta ndërrojë të vërtetën duke u paraqitur viktimë. Si atëherë edhe sot ju jeni të nevojshëm për atdheun, që t’i tregojmë botës, se jo vetëm që ishim viktima, por mbi ne ushtruan gjenocid. Na është marr çdo gjë, edhe buka në sofër, gjysma e popullit të Kosovës është përzënë, gjysma tjetër ka jetuar me torturë. 20 mijë femra të Kosovës janë viktima të dhunës seksuale, duhet t’ua tregojmë këto botës,” -ka theksuar ai.

Shpërndaje
Share.

Komento