Vettingu në polici, Lleshaj: “Të largohemi nga qasja ku gjithçka që vjen nga qeveria është problem”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme presidenti Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të ligjit që ka të bëjë me vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, ose thënë shkurt “vettingun” në polici.

Për këtë gjë ka komentuar dhe ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, i cili ishte i ftuar në “report tv” ndër të tjera ai tha se, është një frymë që çdo iniciativë e qeverisë duhet të kundërshtohet.

Lleshaj shtoi se nga ligji i vjetër nuk është ndryshuar asgjë në thelbin e procesit të fundit.

Ai sqaroi se struktura e jashtme që do të kryej vettingun në polici do të merret nga fillimi deri në fund me këtë proces, duke u zgjeruar me staf nga ata që e kalojnë vettingun.

“Argument presidencial shumë interesantë, por jo ligjorë. Presidenti ka kompetencë ta kthejë ligjin, ndërsa argumentet janë presidenciale. Shqetësimi kryesor është qeveria, ndërkohë që qeveria është autoriteti përgjegjës për ta realizuar vettingun.  Një frymë që mbërrin në kufijtë e të paarsyeshmes, ku gjithçka që vjen nga qeveria është problem. Vetting do të duhej të kishte çdo organizëm i gjallë. Është një proces i përhershëm, ku ka një strukturë një organizatë ajo duhet të pastrohet. Kjo është në frymën e gjithë procesit që po ndodh me reformën në drejtësi.

Nuk është hequr struktura e jashtme e vettingut, ajo merret nga fillimi në fund të procesit. Komisioni i jashtëm bën vettingun e majës së policisë së shtetit, gardës dhe SHÇBA-së. Ky komision zgjerohet duke krijuar komisionin qendror që bën vettingun e nivelit të mesëm. Pjesa e jashtme plus pjesën që u shtua i shtohet edhe një kontigjent nga ata që vetohen dhe bën vettingun e gjithë strukturës.

Faza 1- Komisioni i jashtëm

Faza 2 – Shtohen përfaqësues nga Policia dhe Garda dhe SHÇBA-së që kaluan vettingun nga Komisioni i Jashtëm

Faza 3 – Shtohet mbi 200 veta, dhe në çdo proces, Komisioni i Jashtëm është pjesë e strukturës.

Janë argumente të gjetura, sepse nuk ka ndryshuar asgjë në thelbin e vettingut.

Ne kemi dyshime që mund të kemi probleme në policinë e shtetit, por jo kriminelë. Ftoj këdo ta mendojë qoftë edhe një moment pa policinë Shqipërinë,” – shtoi ministri.

Shpërndaje
Share.

Komento