Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë sot një gafë të rëndë.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kompozitorit Alfred Kaçinari.
Kjo gafë erdhi pas ndarjes nga jeta të kompozitorit kosovar, Gjergj Kaçinari.
Këtë të fundit, Haradinaj e ngatërroi me Alfred Kaçinarin.
Në postimin e tij, kryeministri kosovar shkruante se botës së kulturës do t’i mungojnë veprat dhe krijimtaria e Alfred Kaçinarit.