Skip to content
Rajoni

Haradinaj bën gafën e rëndë, shpall të vdekur kompozitorin Alfred Kaçinari

· 1 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë sot një gafë të rëndë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kompozitorit Alfred Kaçinari.

Kjo gafë erdhi pas ndarjes nga jeta të kompozitorit kosovar, Gjergj Kaçinari.

Këtë të fundit, Haradinaj e ngatërroi me Alfred Kaçinarin.

Në postimin e tij, kryeministri kosovar shkruante se botës së kulturës do t’i mungojnë veprat dhe krijimtaria e Alfred Kaçinarit.