Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hapet shkolla e parë shqipe në Firence të Italisë

11:27 20/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
Hapet shkolla e parë shqipe në Firence të Italisë

Në Firence është hapur zyrtarisht shkolla shqipe për fëmijët e komunitetit shqiptar, falë nismës së shoqatës kulturore “Adriatiku”, e cila vepron në të gjithë rajonin e Toskanës.

Kjo shkollë ofron mësim falas të gjuhës shqipe për fëmijët e moshës 5-15 vjeç dhe ka për qëllim të ruajë gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar të brezit të ri të lindur në Itali.

Në ditën e parë të hapjes, që u zhvillua pranë ambienteve të Circolo SMS Rifredi, morën pjesë 25 fëmijë dhe shumë përfaqësues të komunitetit shqiptar në Firence.

Të pranishëm ishin edhe autoritete vendore italiane, përfshirë znj. Letizia Perini nga Bashkia e Firences, z. Bernardo Marasco i CGIL, si dhe drejtuesit e Distriktit 5, z. Filippo Ferraro e z. Franco Muzzi.

Presidenti i shoqatës “Adriatiku”, Naim Doda, përshëndeti të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e kësaj nisme për ruajtjen e gjuhës amtare në një qytet me tradita të pasura kulturore si Firence.

Ndërsa Ardita Repishti, koordinatore e shkollës “Jeronim de Rada”, paraqiti planin e zhvillimit të saj, duke përmendur përkushtimin e mësueseve me eksperiencë në Itali dhe Shqipëri: Tonine Maçaj, Dafina Shima, Saimire Kopshti, Filloreta Alltari, Dafina Nine dhe Etleva Gjinaj.

Përfaqësuesit e institucioneve italiane vlerësuan përfshirjen e komunitetit shqiptar dhe shprehën mbështetjen e tyre për zgjerimin e shkollës shqipe në distrikte të tjera të qytetit.

Mesazhet e tyre u fokusuan në nevojën për bashkëpunim institucional dhe përfshirje aktive të shqiptarëve në jetën sociale dhe arsimore të Firences.

Shoqata “Adriatiku”, e përbërë nga anëtarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe komunitetit arbëresh, synon të shndërrojë shkollën shqipe në një qendër kulturore ku do të organizohen edhe aktivitete të tjera si seminare, festa tradicionale dhe veprimtari që nxisin integrimin dhe njohjen e ndërsjellë mes komuniteteve në Itali.

Sfida sapo ka nisur, por mbështetja e komunitetit dhe institucioneve e bën rrugëtimin premtues.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: FirenceShkolla e pare shqipe

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Formacioni i Javës 35 në Superiore, zgjidhet trajneri më i mirë

Formacioni i Javës 35 në Superiore, zgjidhet trajneri më i mirë

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English