Hapet GoFundMe për Elvis Shkambin, mblidhen mbi 9000 dollarë për “mbrojtje ligjore”

Është hapur një llogari GoFundMe për të mbledhur fonde në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit, të akuzuar për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Fushata, e titulluar “Support for legal rights for all”, është organizuar nga një familjar i tyre, Francesk Shkambi, me qëllim sigurimin e “mbrojtjes ligjore profesionale dhe të pavarur” për dy të arrestuarit.
Sipas të dhënave të faqes, deri më tani janë mbledhur mbi 9000 dollarë nga dhurues të ndryshëm. Në përshkrimin e gjatë të nismës, ngjarja e përgjakshme paraqitet si “pasojë e një sistemi të korruptuar të drejtësisë dhe dështimeve institucionale”, ndërsa autori i krimit si “viktimë e padrejtësisë shtetërore”.
Fushata po shpërndahet gjerësisht në rrjete sociale, duke nxitur reagime të shumta.