Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hakeroi SPAK-un, i arrestuari Arnold Rrokaj tregon si hyri në e-mailet e prokurorëve

15:56 10/04/2025
Reading Time: 1 min lexim
Hakeroi SPAK-un, i arrestuari Arnold Rrokaj tregon si hyri në e-mailet e prokurorëve

Arnold Rrokaj ka pranuar gjatë hetimeve se kishte hakuar adresat elektronike të tre prokurorëve të SPAK, duke u justifikuar se veprimin e kishte kryer “nga kurioziteti”.

Ai ka arritur të kopjojë komunikime të ndjeshme që lidhen me tre çështje hetimore.

Megjithatë, hetuesit dyshojnë se deklaratat e tij nuk përputhen me të vërtetën. Nga hetimi ka rezultuar se Rrokaj, ish-punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, ia kishte kaluar më tej të dhënat e siguruara Zambak Gjonit, një jurist dhe ish-zyrtar i burgjeve.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe ndodhen nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sulmi kibernetik ndaj adresave zyrtare të SPAK u sinjalizua më 12 mars 2025. Brenda 48 orëve, autoritetet identifikuan dhe ndaluan dy personat e përfshirë.

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar mosbërjen publike të përmbajtjes së dosjes, për shkak se hetimet janë ende në zhvillim dhe pista kryesore lidhet me një veprimtari të mundshme të një grupi kriminal.

Sipas një hetimi të brendshëm, nuk është konstatuar ndërhyrje në sistemet digjitale të SPAK, por më shumë duket të jetë shfrytëzuar dobësia e sigurisë në fjalëkalimet personale të prokurorëve. Ndërkohë, është tentuar pa sukses edhe depërtimi në kompjuterin e kreut të SPAK, Altin Dumani.

Çështjen po e heton prokurori Bledar Maksuti, i cili ka kërkuar nga gjykata që të ndalohet publikimi i çdo materiali nga dosja hetimore, për të ruajtur integritetin e hetimit dhe për të mos kompromentuar të dhënat.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Arnold RrokajSPAK

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
Boshllëku ligjor rrezikon kafshët e egra: Rasti i luanit në Fier, tregtia e fshehtë

Boshllëku ligjor rrezikon kafshët e egra: Rasti i luanit në Fier, tregtia e fshehtë

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English