Habit Vuçiç, flet shqip gjatë një takimi me kandidatët e Listës Serbe

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka shkktuar jo pak habi me gjestin e radhës.

Gjatë një takimi me kadidatët e Listës Serbe në Beograd, kreu i shtetit serb ka folur në gjuhën shqipe.

Bëhet fjalë për dokumentet të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Kosovës.

Numri një i Serbisë ka shqiptuar: “lista e kandidatëve të subjekteve politike”.

Më tej Vuçiç ka pyetur gazetarin shqiptar, Idro Seferi, nëse e kishte thënë mirë apo jo.

“A e sheh?! Nëse ti mundesh të flasësh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj. Por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviç”, vijoi më tej Vuçiç.

Kjo skenë vodhi edhe të qeshurat e të pranishmëve.

Shpërndaje
Share.

Komento