Skip to content
Kryesore

Grupi i Leonard Dukës planifikoi vrasjen e Martinajt dhe Mihasit

· 1 min lexim

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar kërkesën për gjykim ndaj 14 të pandehurve, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, në kuadër të procedimit penal nr. 59/1 të vitit 2022.

Ndër të pandehurit kryesorë është Leonard Duka, i cili ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve, përfshirë atentatet ndaj Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

Ai gjithashtu përballet me akuza për krijimin dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të këtij grupi.

Po ashtu, Drianto Bardhi, një tjetër anëtar i grupit, është arrestuar dhe akuzohet për të njëjtat vepra penale.

Sipas hetimeve të SPAK, është provuar se gjatë periudhës qershor-shtator 2020, Duka dhe Bardhi, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë organizuar dhe siguruar logjistikën për vrasjen e Martinajt dhe Mihasit, si pjesë e veprimtarisë së tyre kriminale.