Gruaja përplas motoristin tek “21 Dhjetori”, humb ndjenjat nga tronditja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, në zonën e “21 Dhjetorit”.

Një burrë rreth të 60-ave, i cili po drejtonte një motor, i ka dalë para një mjeti tip “Benz GLK” që drejtohej nga një grua.

Si pasojë e këtij aksidenti, motoristi është përplasur fort nga mjeti, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se edhe gruaja drejtuese e mjetit “Benz GLK” ka humbur ndjenjat nga tronditja.

Ngjarja ka ndodhur te pallatet e Delijorgjit. Ende nuk dihet identiteti i të aksidentuarit apo gjendja e tij shëndetësore.

 

Shpërndaje
Share.

Komento