Skip to content
Të Gjitha

Gruaja e kishte denoncuar për dhunë, i riu nga Mirdita hedh granatë në shtëpinë e vjehrrit

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në fshatin Pllanë të Lezhës, ku një i ri nga Mirdita, hodhi një granatë në shtëpinë e vjehrrit.

Edhe pse i hoqi siguresën, për fat të mirë granata nuk shpërtheu.

Policia bëri menjëherë arrestimin e shtetasit P.D., i cili kishte problem prej kohësh me bashkëshorten.

Ndërkohë forcat xheniere bënë shpërthimin e kontrolluar të granatës.

P.D. ushtronte prej kohësh dhunë ndaj gruas dhe duke u gjendur në këto kushte, kjo e fundit e kishte denoncuar, gjithashtu kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.