Ditën e sotme një shqiptar është gjetur i vetëvarur në paraburgimin e Agiou Nikolaou në Kretë të Greqisë.
Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila ka mbërritur për dhënien e ndihmës së shpejtë.
E megjithatë ndërhyrja ka qenë tepër e vonë dhe për pasojë shqiptari ndërroi jetë.
Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimi për zbardhjen e ngjarjes.
Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit, i cili i dha fund jetës në shtetin grek.