“Grammy” i dytë në karrierë/ Dua Lipa bën historinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dua Lipa, ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që rrëmben një çmim të dytë “Grammy”.

Në mbrëmjen më të madhe muzikore të vitit, atë të “Grammy Awards 2019”, Lipa triumfoi në kategorinë “Kënga më e mirë e zhanrit Dance”, për këngën e saj “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.

Ajo po ashtu ka rrëmbyer edhe çmimin si artistja e re më e mirë.

Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”-ka shkruar Lipa në Instagram pak pasi mori çmimin.

Lipa la pas këngët “Northern Soul” nga Above & Beyond dhe Richard Bedford, “Ultimatum” nga Disclosure dhe Fatoumata Diawara, “Losing It” nga Fisher dhe “Ghost Voices” nga Virtual Self.

Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar e vitit 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar.

Albumi që mban emrin e saj e që kryesohet nga hitet “New Rules” dhe “IDGAF” ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në Spotify në SHBA në vitin e kaluar.

Shpërndaje
Share.

Komento