Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Grabitja në Rinas, SPAK përfundon hetimet, dosja në gjykatë me 8 të pandehur (Akuzat)

11:36 02/07/2020
Reading Time: 4 min lexim

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka përfunduar hetimet për grabitjen e Rinasit. Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se janë 8 të pandehur; Klement Cala, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Saimir Cela, Eltjon Pikli, Renaldo Sula,  Talo Cela, Alkond Bengasi, të cilët akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal, dhe në bazë të hetimeve është provuar se kishin nisur të realizonin planin e grabitjes shumë kohë përpara.

Grupi i Rinasit kishte përshtatur mjetin e grabitjes, kishte siguruar automjetin, armët luftarake, studimin e lëvizjes por edhe kishte siguruar mënyrën sesi të hapte dyert e emergjencës. Çështja penale në ngarkim të të pandehurve të mësipërm është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Kujtojmë se grabitja ndodhi në aeroportin e Rinasit, mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit pati edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili mendohet se ishte koka e grupit.

NJOFTIMI I PLOTE:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal nr.136 viti 2019, që bën fjalë për vjedhjen me armë të shumave monetare të tre bankave të nivelit të dytë, të ndodhur në datën 09.04.2019 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë.
Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, iu është njoftuar akuza dhe janë marrë të pandehur personat e mëposhtëm: Klement Çala, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “falsifikimi i dokumenteve” me shumë se një herë, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 186/2 të Kodit Penal.
Eldi Çala, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 186/1 të Kodit Penal. Oltjan Veseli, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 279/1 të Kodit Penal.
Renaldo Sula, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Saimir Çela, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Elton Pikli, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Talo Çela, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
 Alkond Bengasi, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Të pandehurit e mësipërm akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që ka planifikuar vjedhjen me armë të shumave monetare në datën 09.04.2019 shumë kohë para se të realizohej, kanë siguruar dhe kanë përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar vjedhjen, automjetet e tjera me të cilët janë larguar nga vëndi i ngjarjes, kanë siguruar mjetet e nevojshme për hapjen e dyerve të emergjencës së perimetrit të aeroportit, kanë siguruar armët luftarake, kanë studiuar lëvizjet e mjeteve monetare në brëndësi të aeroportit, kanë planifikuar kryerjen e vjedhjes dhe e kanë realizuar vjedhjen sipas një plani të detajuar.

Çështja penale në ngarkim të të pandehurve të mësipërm është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Hetimet paraprake vijojnë për persona të tjerë që dyshohet se mundet të jenë pjesë e të njëjtit grup kriminal që ka kryer vjedhjen e mësipërme. Njëkohësisht, vijojnë hetimet paraprake edhe në lidhje me përgjegjësinë e punonjësve të ngarkuar me detyrën e marrjes së masave për sigurinë e perimetrit të aeroportit, si dhe të punonjësve të ngarkuar për ushtrimin e kontrollit për marrjen e këtyre masave.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Makina luksi e pasuri të paluajtshme! SPAK i kthen pas OFL-së 80 pasuri: U sekuestruan në kundërshtim me ligjin

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English