Skip to content
Të Gjitha

Grabitja në Rinas/ Rolet e personave të dyshuar

· 1 min lexim

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion,’ janë shpjeguar rolet që kanë patur të gjithë personat që janë arrestuar dhe që dyshohen si grabitësit e miliona eurove në pistën e Rinasit të datës 9 prill.

Prokuroria dhe policia po punojnë që përveç Alkond Bengasit, të bëjnë bashkëpunëtor të drejtësisë edhe një nga katër të arrestuarit e tjerë deri tani për grabitjen e 6.5 milionë eurove në pistën e Rinasit.

Kjo përpjekje e hetuesve vjen pasi 34-vjeçari nga Elbasani nuk i njeh të gjithë anëtarët e bandës, megjithëse nga dëshmia e tij u identifikuan disa prej tyre.

Gazetari Spartak Koka ka ndërtuar skemën se si ka vepruar grupi duke iu referuar informacioneve nga policia. Ndër të tjera është folur dhe për rolin e të vetmes femër të përfshirë në këtë grabitja. Shtetasja me inicialet E.B., mendohet se ka qënë karremi  dhe ka ndihuar grabitësit duke shpërqëndruar policinë. Ajo ka qënë dhe personi që i vuri flakën furgonit.