Skip to content
Të Gjitha

Grabitja në Rinas, Rama: “Ngushtohet rrethi i keqbërësve, policia punë profesionale”

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë  pas arrestimit të personit të pestë të dyshuar si pjesëmarrës në grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit.

Rama shkruan në twitter se një tjetër person u arrestua nga policia, ndërsa thotë se kjo tregon se Policia e Shtetit po godet fuqishëm krimin.

Statusi i Ramës:

Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete.