Skip to content
Të Gjitha

Grabitja në Rinas/ Ja kush është bashkëpunëtori i drejtësisë

· 1 min lexim

Ndërkohë që Prokuroria po vijon me hetimet për grabitjen e 9 prillit të ndodhur në pistën e të vetmit aeroport në vend.  Burimet nga “balkanweb” sigurojnë  foton e një prej të arrestuarëve, i cili tashmë është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Personi në foto është Alkond Bengasi, i cili u arrestua një ditë më parë nga policia ndërsa sot,  Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën “arrest me burg.”

Alkond Bengasi është kushëri me Klement Çalën, i njohur si ‘mjeshtër’ i grabitjeve, i shpallur në kërkim nga policia. Bengasi ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke zbërthyer të gjithë skemën e e grabitjes në Rinas, ndërsa ka nxjerrë edhe emrat e autorëve.

Ai ka pranuar ndër të tjera se është ai personi që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor për grabitjen.