Skip to content
Të Gjitha

Grabitet një banesë në mes të Fierit, disa persona të maskuar marrin një sasi të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë

· 1 min lexim

Një banesë është grabitur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit.

Disa persona me maska kanë grabitur banesën e një 40-vjeçareje.

Në momentin e grabitjes në banesë nuk ka patur njeri.

Autorët kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.

Pas denoncimit policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në disa subjekte dhe po punon për kapjen e autorëve.