Skip to content
Të Gjitha

Grabitet gjatë natës një kompani reklamash në Tiranë, autorët marrin kasafortën, ja sa para kishte brenda saj

· 1 min lexim

Grabitet gjatë natësh një kompani reklamash në Kodër-Kashar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se disa persona ende të padientifikuar kanë marrë me vete kasafortën e kompanisë. Mësohet se brenda kasafortës ndodheshin rreth 2 milionë lekë të vjetra.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë së subjektit në fjalë, dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Ndërkohë dyshohet se autorët mund të jenë ndihmuar  nga ndonjë punonjës i firmës.