Skip to content
Të Gjitha

Grabitën gjatë festave të fundvitit. Arrestohen tre shqiptarët me precedentë të mëparshme në fushën e drogës

· 1 min lexim

Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë.

Ata akuzohen për një sërë vjedhjesh në periferi të Pizës.

Mediat fqinje bëjnë me dije se arrestimi i tyre është bërë në rrethin Porta, të Luças.

Vjedhjet janë bërë mes datave 30 dhjetor 2019 dhe 4 janar 2020.

Një apartamentin e tyre janë gjetur sende me vlerë, si: bizhuteri, varëse, zinxhirë prej floriri, orë të shtrenjta, unaza etj.

Sipas karabinierëve, të gjithë të arrestuarit ishin me precedentë penalë në fushën e vjedhjes së pronës dhe të drogës.

Gjatë arrestimi efektivët kanë sekuestruar të gjitha pasuritë e vjedhura dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të grabitur që të marrin sendet e tyre.