Skip to content
Të Gjitha

Goditi makinën e policisë dhe më pas shau efektivët, në pranga autori

· 1 min lexim

Mbrëmjen e djeshme një automjet ka goditur makinën e policisë rrugore me targa MB326.

Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore.

Automjeti i policisë ndodhej në afërsi të një karburanti, kur drejtuesi i mjetit, me targa AA 541 SY, goditi makinën e policisë.

Pas  goditjes dhe dëmeve materiale që i shkaktoi mjetit të policisë, drejtuesi i makinës ka dalë në rrugë.

Ai ka ofenduar e sharë të gjithë efektivët që ndodheshin në vendngjarje.

Pas kësaj, është larguar nga vendngjarja, por përfundoi në prangat e policisë.

Fatos Çuni u vë në pranga, duke iu nënshtruar më pas edhe testit të alkolit.

Sipas testit, Çuni rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit.

Materialet në ngarkim të tij i kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.