Godinat kanë marrë dëmtime të mëdha, tërmeti pezullon gjykatat

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tërmeti i 26 nëntorit ka pezulluar punën e gjykatave në Tiranë, Durrës e Lezhë.

Si pasojë e lëkundjeve godinat kanë marrë dëmtime dhe nuk janë kryer ende verifikimet.

Vendimi është marrë një ditë më parë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Pezullimi do të jetë në fuqi, deri në përfundim të verifikimeve në terren.

Mësohet se dhoma civile në Tiranë dhe Gjykata e Durrësit kanë dëmtime të mëdha, shkruan “shqiptarja.com”.

Në gjykata aktualisht po kryhen vetëm proceset për masat e sigurisë.

Shpërndaje
Share.

Komento