Dosja “Toyota Yaris”, Apeli i Krimeve të Rënda rikthen në burg të pandehurit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ka rikthyer në burg 4 të pandehurit e dosjes “Toyota Yaris”.

Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshoi masën e sigurisë në “Arrest shtëpiak”, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.

“Balkanweb” shkruan, se vendimi për rikthimin e masës së mëparshme të sigurisë është marrë më 27 nëntor.

Të pandehurit e kësaj dosjeje janë Edi dhe Klevi Lika, shoferi Agim Çekaj dhe biznesmeni Alban Mollaymeri..

Në shtator të këtij viti, Krimet e Rënda mbyllën hetimet dhe të akuzuarve iu komunikua akuza “Pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Vetëm Agim Çekaj akuzohet për “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas Gjykatës së Krime të Rënda, hetimi ishte i paplotë, prandaj dosja është rikthyer sërish në Prokurori.

Shpërndaje
Share.

Komento